Dëshironi që lidhja juaj të zgjasë! Këta VIPA kanë për ju disa këshilla….
Historitë e dashurisë shpeshherë ndodh që komplikohen aq shumë sa shepeshherë përfundojnë në divorc. Të dëgjosh këshilla për të arritur një marrëdhënie
perfekte nuk është asnjëherë keq sidomos kur ato këshilla i merr nga çiftet e suksesshëm të showbizit.
Kristen Bell dhe Dax Shepard kanë një recetë të thjeshtë: Mos u tregoni të pathyeshëm, askujt nuk i pëlqen të ketë përballë një njeri të tillë.
“Kaloni një kohë të mirë së bashku…por edhe të ndarë. Gjeni gjithmonë kohë për njëri-tjetrin por ndonjëherë duhet të jeni dhe të ndarë”, thotë John Legend dhe e shoqja Chrissy Teigen.
Kurt Russell dhe Goldi Hawn, janë së bashkë që prej vitit 1983 dhe ata këshillojnë të dëgjosh partnerin. Njerezit sot nuk kanë durim dhe nuk e dëgjojnë partnerin, por duhet durim.
Ata që heqin dorë, nuk fitojnë është motoja e Will Smith dhe Jada Pinkett kanë një moto që për ta ka rezulruar e suksesshme: Ata që heqin dorë nuk fitojnë.
Njihi vlerat atij që ke në krah thotë Justin Timberlake, i cili e adhuron të shoqen, Jessica Biel.
Kyra Sedgwick dhe Kevin Bacon kanë kaluar 30 vjet bashkë dhe thonë se çelësi për një marrëdhënie të suksesshme është fakti se njerzit ndryshojnë dhe duhet të jesh i gatshëm ta pranosh ndryshimin.
Bëni kompromise thotë Maryl Streep sepse ajo marrëdhënien e saj me të shoqin, skulptorin Don Gummer e ka bazuar tek komunikimi.