‘Despacito’ arrin shifrën marramendëse të 4 miliardë shikimeve në YouTube
“Despacito” e Luis Fonsit dhe Daddy Yankee ka shkruar historinë, kjo pasi ajo është videoja e parë në botë që ka arritur 4 miliardë shikime në YouTube.
Kënga ka arritur që të thyej rekordin më të madh në YouTube, duke u bërë videoja e parë në histori që arrin 4 miliardë shikime – duke e ditur se në botë janë 7.442 miliardë njerëz, këto shifra janë marramendëse.
Në fakt, videoja është shikuar plot 4,002,705,832 herë.