Despacito vendos rekordin e ri duke arritur plot 6 miliard shikime në you tube
“Despacito” është një ndër projektet që u kthye në megahit në një kohë shumë të shkurtër e cila së fundmi ka vendosur një rekord të ri YouTube duke kaluar shifrën prej gjashtë miliardë shikimesh.
Videoklipi që i publikua më 12 janar të vitit 2017, tashmë mban një sërë rekordesh duke përfshirë arritjen më të shpejtë të dy miliardë, tre miliardë dhe katër miliardë shikimeve (për 272 ditë).
Konfirmimin e ka bërë sot shërbimi më i popullarizuar i shpërndarjes së videove, i cili është në pronësi të Google.
Kënga e yjeve nga Porto Rika që këndohet në spanjisht (titulli në shqip përkthehet “Ngadalë”) ka afro dy miliardë shikime më shumë se konkurrenti më i afërt, “Shape of You”, i këngëtarit britanik, Ed Sheeran
.