Detaji shqiptar që nuk mungoi në performancën e Ermal Metës në Eurovizion
Mbrëmjen e djeshme Ermal Meta së bashku me bashkëpunëtorin e tij Fabrizio Moron performuan në natën e dytë gjysmë finale të Eurovizion. Ata përfaqësuan Italinë me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente”. Sakaq, Ermali dhe Fabrizio janë të kualifikuar zyrtarisht në natën finale, pasi Italia bën pjesë në Eurovision Big 5, në shtetet që e financojnë këtë event.
Por gjatë performacës së tyre u vu re një detaj shumë i bukur. Teksti i këngës ishte i përkthyer në gjuhë të ndryshme të cilat shfaqeshin në monitorin e madh të skenës. Ndërsa gjatë performancës së këngëtarëve u shfaq edhe një varg në gjuhën shqipe. Ky detaj padyshim që ka emocionuar çdo shqiptar.