Dhurata Dora sjell “Kesh kesh”
Këngëtarja e njohur Dhurata Dora ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor, me titull “Kesh kesh”. Ajo i ka munguar skenës me këngë të reja por është rikthyer fuqishëm dhe me një paraqitje mjaft të bukur në klipin e ri.
Ajo vjen e kuruar dhe atraktive në klipin e punuar nga MAX Production. Kënga është ritmike e zhanrit RnB, dhe është punuar nga producenti i labelit “MAX Production, Alandy. Vargjet e tekstit janë shkruar nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me Gent Fatalin.