Dhurata Lipovica feston 30-vjetorin e ditëlindjes së saj me fustan nusërie
Modelja e njohur Dhurata Lipovica ka festuar 30- vjetorin e ditëlindjes së saj. Ajo ka marrë shumë urime nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj. Bashkëshorti i saj, Fisnik Ademi, përmes një fotografie në rrjetet sociale, ka shkruar një urim zemre.
Dhurata ka zgjedhur ta festojë ditëlindjen në një mënyrë shumë të veçantë. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, modelja e njohur shfaqet mjaft atraktive me flokët kaçurrela, teksa tregon se ka vendosur të veshë fustanin e nusërisë në 30 vjetorin e saj.