Lajme

25 December 2018

Dhurata më e bukur për Krishtlindje: Heidi Klum i thotë “Po” propozimit të të dashurit

Heidi Klum mori një dhuratë të veçantë për Krishtlindje.

Supermodelja  ndau një fotografi të unazës së saj të re të fejesës në Twitter.
Imazhi tregon bukuroshen duke buzëqeshur së bashku me të fejuarin Tom Kaulitz.Bashkangjitur me foton bukuroshja kishte shkruar:  “I thashë PO”.

45-vjeçarja dhe muzikanti Kaulitz, 29 vjeç, janë në një lidhje prej nëntë muajsh.
Kjo do të jetë martesa e dytë për Klumin, e cila u shkurorëzua në vitin 2012 pas gjashtë vjet martese.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com