Diçka nuk shkonte me veshjen e Kim Kardashian dhe të gjithë po e tallin atë
Kim Kardashian gjithmonë surprizon me daljet e saj publike dhe e fundit ishte ajo e ditës së djeshme në Ekspozitën e re të Thierry Mugler, në Muzeumin e Arteve të Bukura në Montreal.
Por duke qenë se temperaturat në Montreal ishin me minus, specifikisht -20 gradë celsius, 38-vjeçarja ka tërhequr vëmendjen me veshjen e saj të përshtatshme për temperaturat 40 gradë.
Prandaj të shumtë ishin ata të cilët tallën bukuroshen. Madje, jo vetëm për veshjen, që ishte një krijim vintage nga Thierry Mugler, por edhe për takat. Për këto të fundit u përfol shumë, pasi janë komentuar si jo të duhura për një vend me ngricë.
Kardashian pa diskutim që dukej shumë bukur me atë fustan, mirëpo nuk ishte fare në përputhje me temperaturat.
“Kim Kardashian është në Montreal aktualisht dhe nuk mendoj se ajo është informuar rreth motit të acartë sepse veshja e saj e tregon këtë”, shkruan një person në mediat sociale.