Lajme

16 October 2017

Dickini, marka e të brendshmeve me të cilat provokoi Era Istrefi

E ndiqni, s’e ndiqni Erën në Instagram, këtë foto e keni parë me dhjetëra herë që kur është postuar. Është provokuese, origjinale dhe le të themi, skandalizuese për publikun shqiptar. Quhen dickini (dick bikini) dhe janë krijimi më krenar i dyshes pas brandit gjerman Namilia.

Namilia u themelua nga Nan Li dhe Emilia Pfol, dy të sapodiplomuar nga Universiteti i Arteve në Berlin. Duke filluar nga koleksioni i tyre i parë i quajtur “My Pussy, My Choice”, qëllimi i dyshes ka qenë të provokojë dhe t’i përdorë veshjet si një mjet për të shprehur bindjet, qëndrimet, konfliktet dhe ëndrrat. Po juve si ju duket ky koleksion? Shfletoni galerinë më poshtë për t’i parë këto të brendshme të veçanta.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com