Dikur fitonte 1 milion dollarë në vit për 20 ditë punë…Sot modelja e famshme e kopertinave është e pastrehë!
Nastasia Urbano ish-modele e cila fitonte 1 milion dollarë në vit në kulmin e karrierës së saj duke pushtuar kopertinat e “Vogue”, tani është e pastrehë dhe jeton rrugëve të Barcelonës.
Ky është lajmi i cili ka ditë që qarkullon në media.
Kur ishte vetëm 20-vjeç, bukuroshja spanjolle pozonte për kopertinën e revistës “Vogue” në Evropë dhe u transferua në Nju Jork ku u mor nga agjencia e famshme Ford Models.
Nastasia ishte pjesë e fushatave të modës me supermodelet e njohura si Linda Evangelista, ishte fytyra e parfumit ikonik Opium të “Yves Saint Lauren” dhe hante darka me Jack Nicholson dhe Andy Warhol në vitet 1980.
Por sot…
Jeta e saj ka ndryshuar shumë që prej atëherë, dhe tani fle në shtëpitë e shoqeve ose në vendet ku mbahen bankomatet.