Dikush i cënon vajzën, irritohet keq Blac Chyna
Pavarësisht se Vip-at i kemi parë të jenë të kujdesshëm para ekranit ka edhe nga ato momente kur ata shpërthejnë.
Një episod i cili është bërë viral në rrjet, i ka ndodhur ditën e djeshme ish-kunatës së Kim Kardashian, Black Chyna.
Ajo ka shpërthyer në mes të rrugës me grushte dhe shkelma, pasi dikush ka tentuar t’i prekë vajzën. Në videon e publikuar nga kalimtarë të thjeshtë, duket qartë që ish striptistja nuk ka duruar dot dhe gati sa nuk e ka “mbytur” personin që ka tentuar të prekë vajzën e saj të vogël.
Pasi gjithë këtij skandali duhen marrë masa dhe modelja ka menduar t’i fusë një mendje të lehtë fare duke treguar se nuk ia ndien për asgjë.
Këtë e ka treguar me anë të një video të postuar në Instagram ku paraqitet konsumimi i marijuanës.
Videon e postuar Black Chyna e ka shoqëruar me komentin: “Idgaf but I’m gonna chill tonight with @GlassBluntStore and go all the all the way up”, duke treguar se ka plan të relaksohet pas ngjarjes që mesa duket e ka irrituar shumë.
Kujtojmë që Chyna ka edhe një djalë nga marrëdhënia me reperin Tyga.