Lajme

14 April 2017

Disa aktorë shqiptarë në “The Fate of the Furious”

Mbrëmja e 13 prillit rezervoi për protagonistët e serisë së 8 të sagës së famshme të shpejtësisë, premierën botërore të “The Fate of the Furious”, që erdhi si premierë botërore edhe në kinematë shqiptare.

Producentët janë përpjekur që mungesën e Paul Walker ta zëvendësojnë me emra të tjerë të njohur, duke vënë krah Vin Diesel, Dwayne Johnson e Jason Statham në një përballje të paharrueshme.

Prania e Charlize Theron është një tjetër risi e këtij prodhimi.

Ajo që e bën më të veçantë për publikun shqiptar këtë film është fakti se, kastit të zgjedhur të aktorëve hollivudianë i bashkohen 3 emra shqiptarë. Erigerta Deda nuk është e panjohur për publikun e huaj, pasi imazhi i saj është familjar në prezantimin e produkteve të shumta në rolin e modeles. Në “Fast and Furious 8” ajo vjen në rolin e një kalimtareje.

Erand Hoxha është një tjetër aktor shqiptar, që në këtë film do të interpretojë rolin e një turisti. Dhe, si në shumë raste të tjera kur vjen fjala te filmat amerikanë, sërish aktori nga Shkodra, Marko Caka vesh rrobat e policit në këtë film.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com