Disa ditë pushimi për Ledri Vulën
Natyra është mënyra më e mirë për t’u relaksuar, të paktën kështu është për reperin e famshëm Ledri Vula.
Shpeshherë pas publikimit të ndonjë projekti të ri muzikor, që duhet theksuar se gjithmonë rezulton i suksesshëm, ai shpëputet për pak ditë për t’u relaksuar, jashtë studios dhe rutinës së përditshme.
Fresh si ‘1 Janari’ shkruan Ledri në një nga fotot e tij ndërkohë që në ‘Insta Story’ ka postuar një video duke bërë ski nën ritmet e këngës së tij. Këtë herë ai ka zgjedhur natyrën e veshur me dëborë për të kaluar një pushim të shkurtër dimëror dhe këtë gjë na e ka treguar edhe nëpërmjet disa fotove të bukura të postuara në Instagram.