Disa hajdutë të maskuar tentojnë të vjedhin shtëpinë e David dhe Victoria Beckham
Një situatë aspak të këndshme ka kaluar familja Beckham. Disa hajdutë të veshur me maska u përpoqën të hynin në rezidencën e tyre 6 milionë dollarëshe në Oxfordshire. Tre hajdutët e maskuar përdorën dritaret e pasme të shtëpisë dhe dy prej tyre ishin me veshje kamuflazh dhe një tjetër me xhinse, kapele të zezë e shall. Kamerat e sigurisë arritën të kapnin gjithçka. Ata nuk arritën të depërtonin brenda dhe dolën duarbosh. Kur ndodhi kjo ngjarje, e gjithë familja Beckham mendohet se ka qenë duke udhëtuar për në Australi.
Një burim për “DailyMail” tha se : “Davidi dhe Victoria janë tepër të mërzitur nga kjo histori. Ata janë shumë protektivë ndaj familjes së tyre, prandaj mendimi se dikush tentoi të hynte brenda është tepër tronditës për ta. Kjo i ka goditur rëndë. Davidi e urren faktin se duhet të ketë siguri të teknologjisë së lartë rreth tij. Ai do donte të ishte normal por prioritet është mbrojtja e gruas dhe fëmijëve. Ai është shumë i zemëruar që duhet të rrisë më shumë sigurinë”.
Tani, shtëpia është e rrethuar nga roje, qen, kamera dhe patrullime në të gjitha anët e shtëpisë.