Ditëlindja e parë e Hailey-t si e martuar, ja surpriza e Justin për të
Ditën e sotme Hailey Baldwin feston 22-vjetorin e lindjes. Sigurisht që ky vit për të është shumë i veçantë, sepse Hailey feston për herë të parë si e martuar përkrah partnerit të saj, Justin Bieber. Këngëtari e ka treguar shpesh se është shumë i dashuruar me Hailey-n dhe këtë do t’ja tregojë me prova edhe për ditën e saj të lindjes. Një burim i afërt i Justin ka treguar se ai ka vendosur ta surprizojë të dashurën e tij me disa dhurata dhe shumë lule. “Ditëlindja e Hailey përkon me festën e ditës së falënderimeve në Amerikë, kështu ata do të festojnë me familjen e modeles dhe më pas do të nisen të dy së bashku për një udhëtim romantik”, – ka thënë ky burim për ‘Hollywood Life’. Justin i ka treguar gjithmonë Hailey-t se ajo është shumë e rëndësishme për të, por këtë herë do të përfitojë nga kjo ditë e veçantë për t’i shprehur gjithë dashurinë.
Ndërkohë Hailey duket se po e shijon shumë statusin e ri dhe ka ndryshuar edhe mbiemrin e saj në profilin në Instagram, duke e kthyer në Hailey Bieber.