DJ Blunt dhe Real 1 sjellin “Qika jeme” me një videoklip interesant
DJ Blunt dhe Real 1 kanë publikuar projektin e tyre më të ri. “Qika jeme” titullohet kënga e re e dyshes që kështu kthehen fuqishëm në skenë pas mungesës së gjatë.
Dyshja ka bashkëpunuar me Florent Boshnjakun për realizimin e këtij projekti që është tejet interesant.
Videoklipi është punuar nga Dream House Studio dhe Blunt shfaqet në videoklip duke bërë tatuazh, teksa pjesë e tij janë edhe disa vajza që shfaqen në poza provokuese.