Dj Khaled falenderon familjen Obama për këtë arsye
Dj Khaled ka postuar në Instagramin e tij një foto të letrës që dy nga personat më të rëndësishëm në Amerikë i kishin dhuruar djalit të tij. Bëhet fjalë për letrën që Barack Obama dhe Michele Obama i kanë dërguar djalit Asahd, në të cilën e kanë këshilluar që të ndjekë ëndrrat e tij. Letra është pritur shumë mirë nga djali 3 muajsh, i cili sipas Dj Khaled buzëqeshi kur e pa letrën. Në shenjë falenderimi Dj i njohur postoi më vonë një foto të presidentit të larguar dhe e falenderoi në emër të familjes së tij.