Lajme

13 February 2019

Dj Khalet dhe Cardi B së shpejti në një bashkëpunim!

Ata janë dy ndër artistët më “in” të momentin dhe sigurisht çdo projekt që sjellin kthehet në hit.

Bëhet fjalë për Dj Khalet dhe reperen e njohur Cardi B.

Pak orë më parë këngëtari dhe producenti i famshëm Dj Khaled ka paralajmëruar bashkëpunimin e tij më të ri me Cardi B.

Vetëm 2 ditë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy” ku artistja rrëmbeu kupën për albumin më të mirë rep, konfirmohet ky bashkëpunim i dyshes.

Ishte Khaled ai i cili nëpërmjet një video-je të postuar në Instagram u shpreh se projekti më i ri muzikor i tyre ka përfunduar madje edhe klipi është xhiruar.

Ai nuk ka zbuluar datën e publikimit apo titullin e kësaj prurjeje por theksoi se ajo do të jetë pjesë e albumit të tij më të ri “Father of Asahd”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com