Djali i Chiara-s merr tortën qesharake për ditëlindje, reagimi i tij i thotë të gjitha
Chiara Ferragni dhe reperi Fedez që pas dasmës madhështore të mbajtur në verën e vitit të kaluar janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar në media. Siç dihet ata janë prindër të një djali që e quajnë, Leon, dhe vazhdimisht publikojnë foto dhe video të ndryshme me vogëlushin.
Ditën e djeshme, Leone ka mbushur 11 muajsh dhe ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur që preferojnë të bëjnë festa dhe torta madhështore, dy prindërit e tij kanë shkrirë së qeshuri ndjekësit me tortën që zgjodhën për Leonen.
Në një foto të publikuar nga Fedez në Instagram, shihet se dyshja i kanë dhënë djalit një biskotë të thyer me një qiri sipër, ndërkohë që në përshkrim kanë shpjeguar se kanë zgjedhur që djali i tyre të rritet me një jetë të thjesht dhe normale.
“Sot jam 11 muajsh. Babi ka harruar të më porosisë tortën dhe e kaloi këtë rast me një copë biskote të kafshuar. Leoni e vlerësoi shumë. Rri me këmbë në tokë, bebush”, ka shkruar reperi pranë fotos ku fytyra e zhgënjyer e vogëlushit ka shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit.