Lajme

04 April 2019

Djali i Pirro Çakos për pak sa nuk paska vdekur!

Anthony Çako është djali i kantautorit të njohur Pirro Çako dhe sopranos së njohur Inva Mula i cili është në hapat e prindërve të tij.

Pak ditë më parë ai zbuloi se shumë shpejt do të publikoi këngën e tij më të re të titulluar “ALIVE”

Por duket se ky titull kishte një lidhje me një ndodhi në jetën e Anthonyt dhe këtë e zbuloi ai vetë përmes instagramit.

I pyetur nga ndjekësit lidhur me detajet e këngës, ai ka treguar se është frymëzuar për titullin e saj nisur nga një eksperiencë personale.

“Ka një histori për të qeshur rreth këtij emri. Nuk kisha asnjë titull për këngën dhe unë me përfaqësuesit e shtëpisë diskografike udhëtuam jashtë Parisit për të regjistruar videon. Kur u kthyem nga udhëtimi, avioni për pak u përplas, kështu që vendosëm ta quanim këngën ‘Alive’ (gjallë)”, shkroi ai.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com