Djalin e çiftit mbretëror e krahasoi me shimpaze, pushohet nga puna gazetari e BBC
Princ Harry dhe Dukesha Meghan Markle më në fund u bënë prindër të një djali pak ditë më parë.
Danny Bake, gazetari i njohur i televizionit informativ BBC u tall keq me djalin e çiftit mbretëror në Twitter.
“Fëmija mbretëror lë spitalin”- shkroi gazetari duke krahasuar kështu djalin e familjes mbretërore me një shimpaze.
Kaq u desh që gazetari të pushohej nga puna. Lajmin e ka dhënë vetë gazetari në Tiwtter duke thënë se humori i tij u keqkuptua.