Djalit të Pirros dhe Invës desh i vodhën Iphone-in dhe mediat u merakosën!
Anthony, djali i Pirro Çakos dhe Inva Mulës kohët e fundit është bërë pjesë e show biz-it. Arsyeja? Mjafton që prindër ka dy emra të njohur në muzikë. Nejse!
Teksa Anthony është duke jetuar në Paris, disa djemë kanë tentuar t’i marrin celularin e tij Iphone. Situata të zakonshme që ndodhin dhe në qytetet më të qeta të shqipërisë e jo më rrugëve të parisit.
Anthony është më rregull, nuk u lëndua, telefonin nuk ia morën dhe nga gëzimi bëri disa InstaStory, por mediat, mediat na u merakosën për këtë fakt, në një kohë ku problemet në vend shtohen dita ditës, për “gazetarët” më shumë rendësi ka celulari i Anthony-t, për të cilin mu desh të google-oja se kush ishte. As unë nuk e dija.
Nga Ronaldo Sharka