Lajme

15 November 2016

Djemtë veshin rozë, Brooklyn shembulli më i mirë

Ai është djali i një prej fashionisteve më të njohura në Londër. Bëhet fjalë për Brooklyn, djalin e Victoria dhe David Beckham. Pasioni i tij më i madh, të cilin po punon për ta kthyer në profesion, është fotografia. Fakti që është djali i një prej çifteve më të njohura në botë, e ka kthyer atë në një personazh publik që ka edhe shumë fansa. Sëfundmi ai është fotografuar nga paparacët teksa pozonte krah disa fanseve që e kishin ndalur në rrugë për foto. Ajo çfarë humë personave u ra në sy në këto foto ishte dhe fakti që Brooklyn kishte vendosur një kapuç me ngjyrë rozë. Qartësisht nuk e pati problem të vishte një ngjyrë që konsiderohet femërore. Adoleshenti me 8.7 milion ndjekës në Instagram nuk e ka fare problem të ekperimentojë në veshje.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com