Lajme

29 November 2016

DMX ka një këshillë për Kanye West

Reperi DMX ka kaluar një sërë problemesh ndër vite, psikologjike, të lidhura nga ndonjë lloj varësie, kriminale ose financiare.
Ai e gjeti shpëtimin tek besimi në Zot dhe lutja. Përpara publikimit të çdo albumi ose para çdo koncerti dhe performance DMX lutet. Reperi nuk ka kursyer një këshillë dhe suport për Kanye West i cili që në 21 nëntor është shtruar në spitalin UCLA Medical Center.
“Dua të inkurajoj Kanye-n, dhe dua t’i them se lutjet e mia shkojnë për të, lutjet e familjes time po ashtu janë për të. Dhe dua t’i kujtoj që kur Zoti është me ty, askush dhe asgjë smund të jetë kundra teje. Qëndro i fortë vëlla, qëndro i fortë. Zoti do të të ndihmojë.”- kështu shkroi në profilin e tij në Instagram reperi DMX.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com