Do bëhet sërish nënë? Kim Kardashian e ka një përgjigje…
Ditën e djeshme në mediat rozë filloi të qarkullonte lajmi se Kim Kardashian dhe Kanye West kanë ruajtur një embrion mashkull dhe mund të bëhen prindër për herë të katërt, më shpejt nga sa ishte menduar. Mirëpo në një intervistë për “E! News”, Kim Kardashian ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet se ajo do të bëhet nënë për herë të katër.
“Kam lexuar shumë për atë që është shkruar, por asgjë nuk është e vërtetë. Unë kam qenë gjithmonë e hapur për këtë pjesë në show.. Ndaj nuk është hera e parë që përflitet. Por ne nuk kemi vendosur asgjë. Ne nisim xhirimet për sezonin 16 javën e ardhshme dhe nëse nis ta mendoj shumë këtë ide dhe vendosim se do të bëhemi sërish prindër, me siguri do ta shihni në show. Po për momentin, jo”, ka sqaruar Kim Kardashian.
Me siguri, nëse Kim vendos të bëhet nënë do të zgjedhë sërish nënën surrogate për të sjellë në jetë vogëlushen apo vogëlushin, pasi shtatzënia për të është shumë e rrezikshme.