Do të bëhet baba për herë të dytë? Sinan Hoxha thotë të vërtetën!
Shëndeti shpesh është bërë arsyeja që të lindin dyshime mes fansave apo mediave nëse një femër e njohur e ekranit shqiptar mund të jetë në pritjen e ëmbël. Kështu ndodhi edhe këtë javë me Andrra Destanin, pasi qarkoi një foto e saj me barkun e rrumbullakosur.
Ajo pozon në foto me motrën, e cila mban dorën në barkun e Andrrës duke bërë të shtoheshin aludime në lidhje me faktin që, bukuroshja brune mund të ishte shtatzënë.
Por bashkëshorti i saj dhe këngëtari i njohur Sinan Hoxha vendosi të reagonte dhe hodhi poshtë të gjitha spekulimet.
“Unë që fle me Andrrën çdo natë s’di gjë, portalet e dinë. Ç’të them, ishalla vjen një fëmijë tjetër kur ta ketë shkruar Zoti dhe jo gazetarët”, tha këngëtari