Lajme

12 February 2019

“Do të divorcohem për ty!” Dj-i i njohur i shpreh hapur ndjenjat Era Istrefit

Historia e ngacmimeve mes Era Istrefit dhe Dj-it me famë botërore Diplo, ka kohë që ka nisur, por gjërat me sa duket janë bërë më serioze kohët e fundit.

Në një foto të re ku këngëtarja shfaqet tepër seksi me një look ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, Diplo nuk mund të rrinte pa i bërë disa komente.

Fillimisht e ka ngacmuar për pipëzat plastike që Era po përdorte për pijen e saj, dhe këngëtarja shqiptare nuk ka qëndruar duarkryq por i ka kthyer përgjigje menjëherë:

“Duhet të ndalosh së përdoruri pipëza plastike”, i shkruan ai ndërsa Era ia kthen: “Çfarë të keqe kanë pipëzat plastike? Nuk dua të prish buzëkuqin”.

Më pas Diplo i ka shkruar: “Do të jap divorcin për ty”.

 

 

View this post on Instagram

 

Breakup with ur girlfriend Im bored

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on


Në të vërtetë, 41-vjeçari Diplo nuk është i martuar edhe pse mamaja e djalit të Diplo-s, Kathryn Lockhart është përfolur si gruaja e tij. Ata e nisën romancën në vitin 2009 dhe më pas janë bërë prindër të dy djemve.

DJ-i madje i mori të dy djemtë si shoqërues për çmimet “Grammy 2017”.

Pra, shkurtimisht Diplo nuk është i martuar dhe mund të flirtojë me Era Istrefin sa herë të dojë!

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com