Dokumentari i Elvanës/ Mos ngjan më shumë seç duhet me dokumentarin e Beyonces?
Dokumentari i Elvana Gjatës mori vëmendjen e mijëra shikuesve, kur u transmetua një muaj më parë. Një film i shkurtër i jetës së këngëtares në prapaskenë, gjatë momenteve të punës, me miqtë dhe familjen, e solli këngëtaren sërish te adhuruesit e saj pas një pauze relativisht të gjatë.
Elvana u bë kështu këngëtarja e parë në Shqipëri që bën një dokumentar për veten dhe pasionin e saj për muzikën.
Shumë prej atyre që e kanë parë dokumentarin mund t’u ketë bërë përshtypje lirshmëria e Elvanës dhe përgjigjet e saj para kameras. Por skenari dhe mënyra si është ndërtuar dokumentari ka një model të qartë, që e ka marrë nga përtej oqeanit. “Vështrim kritik” ka gjetur se disa prej “pikave më të forta” të dokumentarit të Elvanës, nuk janë gjë tjetër veçse ide të huazuara pikë për pikë (le të mos përdorim atë fjalën tjetër) nga dokumentari i këngëtares amerikane, Beyonce.
Pra, ajo që shumicës prej nesh iu duk si një gjetje dhe prurje e re, nuk paska qenë aspak origjinale, as në momentin kur i ikën “modelit”. Për këtë mjafton të shihni momentin kur Elvana ulet në tavolinë të shijojë ushqimet e mamit./tema.tv/