Lajme

02 April 2017

Dokumentari i Jay Z shtyn kryebashkiakun e New York të…

Në 31 mars, kryebashkiaku i New York-ut, Bill DeBlasio deklaroi që ishulli Rikers do të mbyllet përgjithmonë. Kjo deklaratë u mirprit nga reperi i njohur Jay Z.
Ishulli Rikers shërbente si burg dhe pikërisht në të është realizuar dokumentari i Jay Z i titulluar “TIME: The Kalief Browder Story”. Hitbërësi i “Nig***s in Paris” bëri në rrjete sociale një postim të rrallë e reflektues mbi lajmin dhe impaktin e dokumentarit të tij. Në këtë të fundit tregohet historia e Kalif Broëder që u arrestua në moshën 16 vjeçare dhe qëndroi 3 vite i mbyllur në burgun në ishullin Rikers. Tragjikisht në vitin 2015, 2 vite pas lirimit të tij ai vrau veten pas depresionit të krijuar me izolimin në atë burg.

Kryebashkiaku tregoi gjatë deklartës për synimin e vendosur, për të ulur numrin e krimeve e të burgosurve në mënyrë drastike.
Trailerin e dokumentarit që preku shumë persona dhe që çoi në mbylljen e burgut famëkeq mund ta ndiqni më poshtë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com