Dolce & Gabbana fyejnë Kinën, pretendojnë se adresat e tyre janë hakuar
Brendi botëror për veshmbathje, Dolce & Gabbana kërkoi falje sot për komentet se ka fyer Kinën gjatë një bisede në Instagram, megjithatë mohoi të ketë faj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Personalitetet e famshme në Kinë reaguan me zemërim pasi në rrjetet sociale u publikuan disa “screenshot” nga bisedat, për çka shumë personalitete thanë se do të bojkotojnë eventin e Dolce & Gabbana që ishte caktuar për sonte.
Më vonë, shtëpia luksoze e modës tha se ka anuluar shfaqjen.
Kopjet e publikuara të bisedës shfaqin bashkë-themeluesin Stefano Gabbana duke iu referuar Kinës me terma të papërshtatshëm ndërsa ndaras nga kjo, llogaria e Instagram-it e Dolce & Gabbana në një shkëmbim tjetër të bisedës kishte përdorur gjuhë ofenduese.
Së fundmi Dolce & Gabbana kërkoi falje në Instagram, duke thënë se llogaritë e tyre janë hakuar.
“Ndjejmë keqardhje për secilin shqetësim të shkaktuara nga këto postime të paautorizuara”, thuhet në reagim.
“Për Kinën dhe popullin e saj kemi vetëm fjalë respekti”, thuhet në deklaratë.
Edhe Stefano Gabbana sqaroi mbi incidentin duke shkruar në llogarinë e tij në Instagram.
“E dua Kinën dhe kulturën kineze. Ndjej keqardhje për atë që ndodhi”, shkroi Gabbana.