Lajme

06 April 2018

Donald Trump flet për skandalin me yllin e pornos, Stormy Daniels

Vazhdon ende skandali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për marrëdhënien e tij të fshehtë me yllin e pornos Stormy Daniels.

Pak javë më parë avokati i tij personal Michael Cohen ka pranuar se i ka paguar Daniels rreth 130 mijë dollarë në bazë të një kontrate konfidencialiteti.

Këto para shërbyen për t’i mbyllur gojën aktores së pornos megjithëse kjo metodë funksionoi për një kohë të shkurtër. Donald Trump për herë të parë ka pranuar të flasë rreth këtij skandali duke i’a lënë të gjithë fajin avokatit të tij.

Në bordin e avionit “Air Force One”, duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kreu i shtetit tregoi se nuk është në dijeni të kësaj shume të paguar për Stormy Daniels.

“Nuk di asgjë se nga kanë dalë këto para”, u shpreh Trump teksa nënkupton se pyetjet lidhur me çështjen i duhen drejtuar avokatit të tij Michael Cohen.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com