Lajme

16 March 2018

Donatella Versace “shpëton” planetin …. Nuk ka më peliçe të prodhuara nga lëkura e kafshëve

Versace është një ndër markat më të veçanta dhe me të shtrenjta në glob, dhe padyshim prezantimet e saj kanë qenë ndër më të bukurat dhe kanë tërhequr vëmendjen e shumë personave në mbarë botën.

Por Versace ishte ndër të paktat marka luksoze të cilat vazhdonin të përdornin lëkurën e kafshëve për të prodhuar veshjet e tyre. Një veprim i cili është kundërshtuar fuqishëm nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve dhe ndryshimi i madh më në fund erdhi.

Në një intervistë për “The Economist”, ikona e modës Donatella Versace është shprehur se: “Gëzof? Jam totalisht kundër kësaj! Nuk dua të vras kafshë për hir të modës, nuk është aspak e drejtë”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com