Lajme

06 September 2017

Dorë për dore dhe të buzëqeshur, Katie Holmes dhe Jamie Foxx konfirmojnë lidhjen e tyre

Katie Holmes dhe Jamie Foxx kanë konfirmuar më në fund dashurinë e tyre pas shumë vitesh, një marrëdhënie të cilën janë munduar ta mbajnë sa më sekrete.

Çifti, i cili mendohet se është lidhur që prej vitit 2013, më në fund është shfaqur në publik së bashku, duke shijuar një ditë të këndshme në plazh.

Katie dhe Jamie kishin marrë masa të jashtëzakonshme për të mbajtur marrëdhënien e tyre sekrete, ku sipas thashethemeve, ish-bashkëshorti i Katie, në divorcin në vitin 2012, kishte përfshirë një dokument ku ndalohej që Katie të bënte lidhjet e saj publike për 5 vitet e ardhshme.

Pas gjithë këtyre viteve, dyshja nuk ka mundur të fshehë më ndjenjat për njëri-tjetrin, duke shtrënguar duart dhe buzëqeshur ndërkohë që shëtisnin në bregdetin e Malibu, ditën e hënë.
Aktorja 38 vjeçare thashethemeve të ndryshme pëgjatë viteve të fundit në lidhje me marrëdhënien e re kishte zgjedhur të mos i kthente përgjigje. Ndërsa artisti 49 vjeçar i ka komentuar ao si lajme të rreme e ka specifikuar që mes tyre ka vetëm shoqëri. E me sa duket ata janë lodhur nga ‘sekreti’ dhe kanë zgjedhur të dalin hapur e mos ta fshehin më lumturinë e tyre.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com