Dorina Mema: Nëse do të martohesha do ta bëja në anije
E ftuara e radhës në Intervista VIP me Antoneta Kocin ishte modelja e fitnessit, sipërmarrësja dhe sportistja e njohur Dorina Mema.
Gjatë një prej kuitseve ajo tregoi disa detaje si vendi më interesant sipas saj për t’u martuar e për të bërë dashuri.
“Vendi më interesant për t’u martuar do të ishte në det, dasma ime nëse do të bëja do të ishte në anije… por nuk e di, na është bërë fëmija për t’u martuar”- ka treguar Dorina.
“Ndërsa për të bërë dashuri do të ishte në pemë!”- është përgjigjur me shaka ajo. Më tej Mema është shprehur se do të ishte bukur në Antraktidë, në strofullën e pinguinëve, sepse atje e kupton rëndësinë e trupit që ke afër, dhe ështe një mënyrë e mirë për t’u lidhur edhe më shumë me partnerin.
Këto e më tepër i ndiqni në videon më poshtë.
Intervistën e plotë e ndiqni në videon më poshtë.