Lajme

08 May 2018

Dr. Dre humb betejën ligjore për emrin e tij, dikush tjetër e ka ekluzivitetin

Dr Dre do të ngelet Dre ende, megjithatë në lidhje me këtë emër i kanë dalë disa telashe.

Këngëtari amerikan nuk ka arritur të bind një gjykatë në Pensilvani se e ka ekskluzivitetin sa i përket këtij emri dhe jo një mjek.
Dr. Drai, gjinekologu ka fituar të drejtën për të vazhduar përdorimin e emrit “Doctor Drai OBGYN dhe personalitet televiziv”.
Artisti u përpoq të bllokonte këtë në vitin 2015 duke pretenduar se emri i ngjashëm do të shkaktonte konfuzion tek konsumatorët pasi që emrat dukeshin njësoj.

Dr Drai, i cili në realitet e ka emrin Doctor Draion M. Burch, nuk mund të shfaqet në Google si një reper miliarder, por vetëm si mjek dhe autor i librit “20 Things You May Not Know About A Vagina”.

Ndërkohë, në Netflix do të shfaqet një seri me katër episoda të dokumentarit që tregon në detaje historinë e suksesit të yllit të arritur së bashku me producentin Jimmy Lovine.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com