Dr. Dre pjesë e një drame televizive rreth jetës së tij
Partneri prej shumë kohësh i Dr Dre, Jimmy Iovine, ka treguar disa nga detajet rreth show-t të ri televiziv të Dr. Dre. Në prononcimin për media ai promovoi dokumentarin “The Defiant Ones,” i cili flet për marrëdhënien e gjatë me artistin e njohur si edhe bizneset e suksesshme që ata kanë bërë gjatë viteve, përfshirë Death Row Records, Aftermath Records dhe Beats by Dre. Kjo e fundit iu shit kompanisë Apple për $3 billion.
Iovine tregoi se Dr. Dre po punonte me Apple për seritë e reja, në të cilat flitet për jetën dhe karrierën e tij, si edhe për sbulimin e talenteve si N.W.A, Snoop Dogg, 50 Cent, Eminem, Kendrick Lamar etj.
“Vital Signs” do të jetë një dramë që në sezonin e parë do të ketë 6 seri, e do të drejtohet nga Paul Hunter.