Lajme

17 April 2017

Drake ankohet për racizëm në vendin ku zhvillohet Coachella

|
By
|
0 Comment
|

Drake është një nga emrat që ka marrë pjesë në festivalin Coachella megjithatë përfshirja e tij nuk është se ka qenë një nga ekperiencat më të mira të mundshme. Reperi ka akuzuar stafin e The Madison Club në Californi për diskriminim racor. Duket se vendi në të cilin ai është akomoduar nuk i ka pëlqyer pasi pavarësisht se është një nga më të bukurit dhe të shtrenjtët sërish ka diskriminim. Në një postim në Instagram Drake shkruan: “Vendi më fyes në të cilin kam qëndruar në gjithë jetën time pasi stafi përgjegjës e zgjedh përmes profilizimit racor personin që do të akomodojë.” Duket se gjatë rehatimit në këtë vend reperi ka hasur në diskriminim nga ana e stafit organizues gjë që ka bërë që ai të shpërthejë në një revolt të tillë.
Madison Club është konsideruar gjithnjë si parajsa e personave të pasur dhe të famshëm. Drake e vizitoi këtë vend gjatë tre ditëve të fundjavës ku u zhvillua dhe festiavli Coachella. Ai ka qenë një nga këngëtarët e ardhur në minutë të fundit si i ftuar surprizë dhe performoi mbrëmjen e së shtunes.

Coachella Night 2 was a movie ??

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com