Drake bën tatuazh fytyrën e Denzel Washington
Reperi kanadez, Drake, ka bërë së fundmi tatuazh fytyrën e Denzel Washington. Drake e kishte bërë portretin e Denzel në rolin e Bleek, personazh ky i filmit Mo’ Better Blues të Spike Lee.
Ndërkaq Denzel, i ftuar në “Tonight Show with Jimmy Fallon” kërkoi të dijë se në cilën pjesë të trupit e kishte bërë këtë tatuazh Drake.
“Kjo është çmenduri, por mendoj që ai ka edhe të tjerë që i admiron”, ka deklaruar Denzel. Drake së fundmi po shijon suksesin e këngëve të tij.