Drake habit fansat, i bën “diss” Kanye West në skenë
Drake para disa kohësh pati një zënke me Pusha T por duket se e ka të vështirë që ta tejkalojë këtë situatë. Gjatë një performance në kuadër të turneut “Aubrey The Three Migos”, reperi kanadez i ka bërë ‘diss’ Kanye Westit, i cili është një mik i afërt i Pushas.
Në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale, dëgjohet Drake duke interpretuar këngën “Know Yourself”, të cilës ia ndryshon tekstin. “Pastaj Kanye dështoi…”, është vargu, të cilin e ka ndryshuar reperi, ndërsa një pjesë e publikut ka fishkëllyer.
yooo @IamAkademiks drake switch the lines in “Know Yourself” and said KANYE FLOPPED pic.twitter.com/dYKQzXGwVV
— Ov3rrrrr (@Over_Random) August 18, 2018
Të shohim cili do jetë reagimi i Kanye West.