Drake ka dhuruar $200,000 për viktimat e Uraganit Harvey
Drake ka dhuruar $200,000 për viktimat e Uraganit Harvey.Shumë të famshëm kanë dhuruar për të ndihmuar në financimin e përpjekjeve për ndihmë dhe tani krijuesi i Hotline Bling ka njoftuar se do të japë mbështetjen e tij me një donacion prej 200,000 dollarë.
“Për njerëzit e Hjustonit dhe gjithë shtetit të Teksasit, unë do të doja t’ju dërgoja të gjithë dashurinë tonë dhe të gjitha lutjet tona”, thotë ai në një video të postuar në Instagram.
“Për burrat dhe gratë e guximshme që kanë ndihmuar në ndihma dhe shpëtim, veprimet tuaja janë vërtet heroike,” vazhdon ai. “Miku im i mire (futbollisti) J.J. Watt ka filluar një përpjekje për mbledhjen e fondeve përmes Youcaring dhe unë kam dhuruar 200,000 dollarë për atë … Udhëtimi për rindërtimin do të jetë një kohë e gjatë, kështu që çdo gjë që mund të jepni është shumë e çmuar “.
Drake ka qenë aktiv në përpjekjen për të ndihmuar njerëzit e Teksasit dhe të hënën ai njoftoi se po punon gjithashtu me grupet lokale për të ofruar ndihmë për njerëzit e prekur nga stuhia.
“Ne jemi aktualisht jashtë shtetit në Londër dhe gjithçka për të cilën mund të mendoj është se sa i shkatërruar jam duke shikuar imazhet e dëmeve që ka shkaktuar uragani Harvey,” shkroi ai në faqen e mediave sociale. “Po lutem për sigurinë e të gjithë atyre që janë prekur. Houston ka qenë me të vërtetë një shtëpi për mua gjatë 8 viteve të fundit. Unë jam duke punuar me grupet e ndihmave lokale për të ndihmuar njerëzit e Teksasit në gjithçka që mundemi dhe në mënyrën më të menjëhershme të mundshme “.