Lajme

10 November 2017

Drake koleksionues çantash për femra, reagojnë ndjekësit

Reperi i njohur kanadez, Drake ka treguar se është tepër romantik dhe i ndjeshëm për personin e zemrës.

Paraqitja e tij e jashtme dhe mënyra se si flet për femrat e ka bërë atë ndër më të pëlqyerit e publikut.

Së fundmi në një intervistë për Hollywood Reporter, ai ka thënë se mban një koleksion të çantave Hermes Birkin, që kushton rreth 100 mijë dollarë.

“Ishte një nga ato gjëra që thjesht fillova t’i koleksionoja, po supozoj për gruan me të cilën do të përfundoja një ditë. Prandaj kam një koleksion të konsiderueshëm të çantave Hermes për t’ia ofruar dikujt”, tha 31-vjeçari.
Kjo deklaratë e artistit ka pasur reagime nga më të ndryshmet, ku disa ishin shumë të habitur e nuk e shihnin si diçka normale e as më pak seksi.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com