Drake lë pas Eminem dhe Ed Sheeran/Zë vendin e parë në klasifikim!
Artisti i njohur Drake ka zënë vendin e parë si këngëtari i cili ka shitur më shumë albume gjatë vitit 2018, në klasifikin e bërë nga kompania kategorisë ndërkombëtare të diskografikëve.
Në vendin e parë renditet Drake, që me “Scorpion” mundi çdo konkurrencë të kolegëve po aq të suksesshëm. Pas tij renditet grupi korean, sensacion i vitit të kaluar, “BTS”, që dominuan klasifikimet me “Love Yourself: Tear” dhe “Love Yourself: Answer”. Podiumi mbyllet me Ed Sheeran, i cili vijoi të mbledhë frytet e Divide”, i publikuar më 2017-n.
Ja dhe klasifikimi i IFPI-së për Top 10 artistët me më shumë shitje globale gjatë vitit 2018:
Drake
BTS
Ed Sheeran
Post Malone
Eminem
Queen
Imagine Dragons
Ariana Grande
Lady Gaga
Bruno Mars