Drake mahnitet me fotot e fundit provokuese të Nicki Minaj
Reperi Drake është i mahnitur nga seti i ri fotografik nga Nicki Minaj dhe po mendon një rikthim me të. 31-vjecari nuk mund ti rezistojë pamjes seksi të këngëtares së famshme dhe mundësia e dytë për një romancë me të nuk është e pamundur.
“Drake po çmendet nga kopertina e albumit të Nicki Minaj, është tepër i mahnitur nga trupi i saj. Ai do të donte një rikthim me të. Ajo duket më mirë se kurrë dhe ai do ta shijojë këtë. Drake nuk flet me Nickin tani, por fakti që ajo e mbrojti në grindjen që pati me reperin Pusha T ishte dicka me rëndësi. Ai nuk do ta harrojë këtë dhe fotografitë e reja të saj pasi i adhuron”, tha një mik i afërt me reperin.
Historia e Nicki Minaj dhe Drake nuk është zbuluar kurrë, por ka patur gjithnjë spekulime se mes tyre ka patur romancë që tashmë ka përfunduar.