Drake me një album të ri kushtuar qytetit të tij Toronto
Klubi i basketbollit, Toronto Raptors ka treguar një performancë të shkëlqyer në mbrëmjen speciale në Air Canada Centre ku ekipi u ballafaqua me Houston Rockets. Drake e mori mikrofonin në parket duke bërë një komunikim të rëndësishëm ku ai ka konfirmuar se është duke punuar ende në albumin për qytetin që ai e do.
“Jam i lumtur që jam në shtëpi. Po punoj në këtë album të ri për qytetin”, u shpreh Drake. Pasi i quajti Raptors si ekipi “më i mirë në NBA”, Drake po ashtu parashikoi se skuadra që ai e do do t’ia ndërpriste serinë e fitoreve Houstonit.
Drake ka kohë që po paralajmëron albumin e tij të pestë. Në gusht ai zbuloi se ka filluar të punojë në një krijim muzikor dedikuar vendit prej nga vjen. Për këtë projekt janë listuar një numër bashkëpunuesish si Pierre Bourne, Bad Bunny dhe London on da Track.
"Toronto's the greatest city in the world" – @Drake
What's that? FACTS! #TeamToronto pic.twitter.com/3B0MYaNvQG
— Toronto Raptors (@Raptors) 10 marzo 2018