Lajme

16 November 2017

Drake ndërpret koncertin, kërcënon fansin

Reperi kanadez i ka dalë në mbrojtje fanseve të tij në një koncert në Sydney ditën e mërkurë. 31-vjeçari është filmuar duke kërcënuar një mashkull pasi e pa atë duke ngacmuar dhe prekur vajza të ndryshme në koncert.

Në mes të performancës së tij, Drake i ka bërtitur fansit, duke i thënë: “Nëse nuk ndal së prekuri vajzat, do vi dhe do të çoj në djall”.

Incidenti ndodhi ndërkohë që Drake po performonte në një klub nate në Sidney.

Një nga fansat e shumtë që ka qenë në atë koncet ka filmuar këtë moment dhe e ka postuar në Instagram.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com