Drake reagon për lidhjen e re të Ririt
Edhe pse ka vetëm pak ditë që diva e muzikës pop është përfshirë në një romancë të re me milionerin Hassan Jameel, Drake nuk ka pritur as edhe një minutë për të reaguar ndaj kësaj lidhjeje.Burime të afërta me reperin janë shprehur për “Hollywood Life” se ai ndihet ekstremisht xheloz mbi të dashurin e ri të Rihannas dhe ka treguar se një vajzë aq e mrekullueshme sa ajo nuk duhet të shoqërohet me një individ si Hassan, pasi ata nuk janë në të njëjtin nivel.Drake gjthashtu ka shtuar se biznesmeni nuk meriton të ketë një femër si Rihanna në krah dhe kjo lidhje e re e ka bërë atë t’i rikthehet edhe njëherë për t’i fituar zemrën këngëtares nga Barbados.Megjithëse Drake është pushtuar nga ndjenja e xhelozisë ende vazhdon të shoqërohet me vajza seksi e të panjohura nga syri i publikut gjë që Rihanna ja ka vënë në dukje gjithmonë. Sipas saj Drake është i paaftë për të mbajtur një lidhje serioze.