Drake zhgënjen fansat
Drake sëfundmi ka zhgënjyer fansat në Abu Dhabi. Hitbërësi i “Hotline Bling” ishte paguar paraprakisht plot 250 mijë $ që të paraqitej si i ftuari VIP në një klub nate në Abu Dhabi mbrëmjen e së shtunës. Prania e tij ishte konfirmuar edhe nga një postim në Twiter i klubit Vip Room.
Sipas të përditshmes The Daily Mirror, fansat pritën deri në 5 të mëngjesit por Drake nuk iu bashkua në asnjë moment, pavarësisht se postoi në profilin e tij në Instagram një foto nga hoteli luksoz ku ndodhej, pikërisht në Emirates Palace .