Dua Lipa anullon daljen e këngës,tragjedia në Manchester i theu zemrën
Pas kësaj ngjarje të tmerrshme që ndodhi në Manchester, ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa.Ajo ka postuar një fotografi në profilin e saj në Instagram ku tregon se si ajo ndihet pas gjithë këtij sulmi të tmerrshëm.Dua në këtë fotografi që ka postuar thotë se sot nuk do të lansojë videon “LILY”.Përveç kësaj këngëtarja e njohur Dua thotë se ndihet tërësisht zemërthyer nga gjithë kjo ngjarje.
“Unë jam tërësisht zemërthyer të mendoj se të gjithë fansat e muzikës kanë marrë pjesë në koncert në Mançester duke pritur një hapësirë të sigurt për të qenë të lirë dhe të argëtohen, por që nuk e kanë marrë atë. Zemra ime është me të gjithë atje”, kishte shkruar Dua.Kësaj fotografie Dua ia kishte shtuar edhe këtë mbishkrim duke lutur të gjithë të kujdesen për njëri-tjetrin.
“E shkatërruar, zemërthyer dhe e tmerruar. Keq të zgjohesh me lajme të tilla të trishtuara. Ju lutemi të qëndroni të sigurt dhe të kujdeseni për njëri-tjetrin gjatë kohëve të tilla”, kishte shtuar Dua.