Dua Lipa arrin një tjetër sukses: Kjo është çmenduri
Dua Lipa vazhdon me sukseset e saj të njëpasnjëshme. Përmes një fotoje të publikuar në rrjetin social Instagram ka ndarë me fansat arritjen e saj të rradhës.
Ajo është femra e parë që kryeson listat e kanalit “Spotify” me katër këngë. Dua ka arritur të dëgjohet 500 milion herë dhe kjo sigurisht që nuk është pak.
“Faleminderit që i dëgjoni këngët e mia! Kjo është një çmenduri! Pas 12 ditësh kam diçka të re për ju”, shkruan Dua krahas postimit të saj.