Dua Lipa dhe i dashuri i saj tërheqin vëmendjen e mediave rozë
Dekadat e fundit, gjithmonë ka pasur çifte të përsosura që dominonin botën e muzikës.
Vite më parë, lajm bënte lidhja e Britney Spearsit dhe Justin Timberlaket ose romanca e Justin Bieber dhe Selena Gomez.
Tashmë kemi një çift të ri që do rrëmben vëmendjen e mediave rozë të botës, shkruan gazeta “Vogue”, ku kjo e fundit i ka zgjedhur edhe si çiftin e ri me stilin më të mirë.
Bëhet fjalë për Dua Lipën dhe të dashurin Paul Klein, të cilët ka muaj që kanë filluar romancën e tyre.
Me flokët e tyre të gjatë, të ndritshëm dhe veshjet e koordinuara me kujdes, duket se po i lënë çiftet e tjera nën hije.